Maqedoni

Refuzojnë bashkëpunimin; PSP: Ndëshkim për drejtorin e dsk-së dhe 3 të tjerë

04.04.2017 19:20

Përvec akuzave dhe nxjerrjeve te dokumentacionit parahetimor, ndaj PSP-së vazhdojnë edhe refuzimet për bashkëpunim...

Prokuroria Speciale ka ngritur procedurë ndëshkimi në Gjykatën Penale kundër drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim.

PSP-ja kërkon ndëshkimin edhe të tre personave tjerë nga kjo Drejtori.

Deri te ky hap i PSP-së ka ardhur pas kundërshtimit të këtyre personave që të bashkëpunojnë me PSP-në për hetimet që dalin nga afera e përgjimeve.