Maqedoni

Vjedhje në një farmaci në "Ruzveltova" në Shkup

04.04.2017 20:01

Një person i panjohur me kërcënim me thikë mbrëmë ka kryer vjedhje në farmacinë "Beta farmacia" në rrugën "Franklin Ruzvelt" në Shkup...

Një person i panjohur me kërcënim me thikë mbrëmë ka kryer vjedhje në farmacinë "Beta farmacia" në rrugën "Franklin Ruzvelt" në Shkup, kumtoi sot MPB-ja.
 
Vjedhja është paraqitur në polici mbrëmë në orën 21:00. Vjedhësi ka hyrë në farmaci dhe me kërcënim me thikë ka marrë nga punonjësi i farmacisë 21 mijë denarë nga qarkullimi ditor, pas çka ka ikur. Policia po merr masa për gjetjen e tij./mia