Maqedoni

A.K.E.: Të arrihet Agjenda Digjitale Evropiane

22.05.2014 16:32

Me qëllim të arritjes së Agjendës Digitale Evropiane deri në vitin 2020...

Me qëllim të arritjes së Agjendës Digitale Evropiane deri në vitin 2020, të gjithë abonentët parashihet të kenë qasje në internet me shpejtësi prej 30 megabajt për sekondë dhe 50% e tyre të kenë qasje në internet me 100 megabajt për sekondë.
 
Kështu deklaroi drejtori i Agjencisë për Komunikim Elektronik, Robert Ordanoski, duke prezantuar rregullativën e re në këtë sferë, e cila synon qasje më të shpejtë të internetit.
 
“Dëshira jonë është që të jemi në hap me Agjendën Digjitale të Komisioni Evropian për vitin 2020, e cila thotë se të gjithë banorët e Bashkimit Evropian, të gjithë banorët e Evropës do të kenë qasje më të shpejtë në rrjetin e internetit me shpejtësi mbi 30 megabajt në sekondë”, theksoi drejtori i Agjencisë për Komunikim Elektronik, Robert Ordanoski.
 
Në këtë drejtim shkon edhe rregullativa e Agjencionit për Komunikime Elektronike për vitin 2014, e cila u promovua sot.
 
Nga ky Agjencion vlerësojnë se krijimi i rregullativës transparente do të kontribuojë në motivimin e operatorëve të tyre, që të investojnë në rrjetet e gjeneratës së re. Aktualisht vetëm 3.5 për qind e përdoruesve të internetit në Maqedoni kanë qasje në internet me shpejtësi prej më shumë se 30 megabajt për sekondë.
 
GYLTENE SINANI