Maqedoni

Mot me vranësira dhe me erë

05.04.2017 09:03

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut...

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, veçanërisht pasdite ku lokalisht do të ketë vranësira jostabile me shira të shkurtër dhe bubullima. Reshjet do të jenë me intensitet të dobët dhe mesatar  dhe më tepër do të jenë të pranishme në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë  mesatare jugore. 
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri në shtatë, ndërsa ajo  ditore prej 14 deri në 20 gradë Celsius.
 
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut dhe me erë mesatare të përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në gjashtë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 18 gradë Celsius.
 
Edhe të enjten në Maqedoni moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, në malet më të larta do të ketë kushte për reshje të kohëpaskohshme të borës. Në orët e pasdites, në vendet lokale do të ketë paraqitje të vranësirave jostabile me shi të shkurtër të rrëmbyeshëm dhe bubullima të rralla.
 
Nga e enjtja deri të shtunën  do të fryjë erë mesatare kohë pas kohe e forcuar nga drejtimi verior, më shumë e theksuar do të jetë përgjatë Luginës së Vardarit në pjesët juglindore të vendit. Për shkak të kthjellimit, gjatë uikendit  temperaturat e mëngjesit në disa vende do të ulen nën zeron, por gjatë ditës do të jetë mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë deri në mesatare me drejtim të ndryshueshëm. Temperaturat e ditës do të jenë më të larta./Mia