Botë
Rritet tensioni, luftanija spanjolle futet në ujërat britanikë pranë Gjibraltarit
05.04.2017 11:00
Spanja është akuzuar për “akt lufte” pasi një prej luftanijeve të saj ka hyrë në ujërat britanike pranë Gjibraltarit, teksa tensioni mes dy vendeve rritet në prag të nisjes së negociatave për Brexit...

The Guardian tha se anija Infanta Christina lundroi fare pranë brigjeve të Gjibraltarit, i njohur si territor britanik por i pretenduar edhe nga Spanja.
Anija gjigante spanjolle u ndoq hap pas hapi nga një anije e vogël patrullimi britanike deri sa u largua nga ujërat e Gjibraltarit.
Veprimi i anijes spanjolle vjen vetëm pak orë pasi Ministri i Jashtëm spanjoll, Alfonso Dastis, i kërkoi Britanisë të “qetësohet” pas deklaratës së Lordit Howard se kryeministrja Britanike May mund të niste luftë për Gjibraltarin.
Qeveria e Gjibraltarit postoi një video të anijes spanjolle me mbishkrimin “Inkursion ilegal në ujërat territoriale britanike të Gjibraltarit…”
Çështja e Gjibraltarit është rikthyer në agjendë teksa BE-ja dhe Britania e Madhe përgatiten të nisin negociatat për daljen e vendit nga unioni, dhe Spanja mund të vendosë veton si pasojë e konflikteve për shkëmbin e Gjibraltarit./tvklan.al


