Maqedoni
Strasburg, mblidhet parlamenti për situatën në Maqedoni
05.04.2017 12:04
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki sot në Strasburg do të marrë pjesë në takimin...

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki sot në Strasburg do të marrë pjesë në takimin e delegacionit të Parlamentit Evropian në Komitetin e përzier parlamentar Maqedonia – Bashkimi Evropian.
Në takim, me të cilin do të kryesojë eurodeputeti slloven Aljoz Peterle, në prani të raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgëll dhe përfaqësuesin e Komisionit Evropian, pritet të këmbehen mendime për situatën aktuale politike në Maqedoni, si dhe për çështje aktuale lidhur me procesin evro -integrues.
Është planifikuar Poposki të realizojë takime me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Torbjorn Jagland, si dhe me disa anëtarë të Parlamentit Evropian.
