Maqedoni

Aksion për dhurimin e gjakut në SH. M. “Marija Kiri”

22.05.2014 16:35

“Dhuro gjak shpëto jetë”, është motoja e aksionit të sotëm për dhurimin e gjakut...

“Dhuro gjak shpëto jetë”, është motoja e aksionit të sotëm për dhurimin e gjakut nga nxënësit e shkollës së mesme “Marija Kiri” në Shkup.
 
Profesorët dhe nxënësit përzgjodhën këtë mënyrë kreative për promovimin e profileve për regjistrim të semimaturantëve të rinj. Kjo shkollë ofron njohuri, aftësi dhe mundësi të reja, tha përgjegjësi Bilgin Hajredini, i cili ftoi të interesuarit të regjistrohen në këtë shkollë, e cila ka drejtime deficitare.
 
“Aksioni ka karakter human, vjet përmes këtij aksioni kemi grumbulluar 64 qese edhe sivjet qëllimi është human, qëllimi ynë është që të promovojmë drejtimet, pasi që kjo shkollë pak njihet dhe të tregohet se ç’farë ofrohet për popullatën tonë”, deklaroi ndihmësdrejtori në SH. M. “Marija Kiri”, Bilgin Hajredini.
 
“Të krijohet shprehi në popullatë që të japin gjak rregullisht,  pasi që nevoja për gjak është e vazhdueshme, posaçërisht për gjak të freskët, sepse të sëmuret kanë nevojë për gjak të freskët”, theksoi transfuziologia Florie Raka.
 
Nxënësit thonë se kjo shkollë është e pajisur me laboratorë të sofistikuar dhe me pajisje bashkëkohore.
 
“I kisha bërë thirrje gjeneratave të reja se kjo shkollë ofron kushte të mira, laboratorë, që shkollat tjera nuk i kanë”, u shpreh një nxënës.
 
“Shkolla jonë ka laboratorë dhe ne nuk e shohim të arsyeshme që të endemi, ka laboratorë të optikës, të kimisë, ku ne bëjmë eksperimente dhe kemi kushte mjaft të mira”, tha një nxënës tjetër.
 
Këtë vit nxënësit mund të regjistrohen në profilet teknikë i optikës së syrit, teknikë laborant, medicinal farmaceutik, drejtimi i kimisë, drejtime të cilat janë deficitare në tregun e punës.
 
FLUTURA LATIFI