Botë

Portugali, shpërthim në fabrikën e fishekzjarrëve, 5 të vdekur

05.04.2017 12:31

Një shpërthim në një fabrikë të fishekzjarreve në Portugali ka lënë të vdekur së paku pesë persona ndërsa tre të tjerë rezultojnë të zhdukur...

Brenda në fabrikë gjatë kohës kur ndodhi shpërthimi raportohet të kenë qenë 13 persona. Autoritetet e Shërbimit të mbrojtjes civile si dhe policia locale kanë konfirmuar për mediat  e vendit  për shpërthimin e fuqishëm në një fabrikë në pronësi familjare në Avoes. 
 
“Pashë një krater të tymit I cili riteshte dhe përnjëherë u paraqit një flakë e madhe e cila u shëndërrua në tym të zi”, tha një dësmitar okular.
 
“Aty ishte pronari, vajza e tij dhe mbesa, ata ishin e gjithë familja. Ata kanë konfirmuar se deri tani kanë gjetur 4 trupa por nuk mund të identifikohen, smund te tregojnë kush janë por ajo që dihet është se janë meshkuj”, tha një dësmitare okulare. 
 
“Që nga mëngjesi ne kemi në vendgjarje gjithë ekipin hulumtues dhe janë duke kërkuar shkakun se cka ka ndodhur dhe pse ka ndodhur si dhe identifikimin e trupave”, tha Jorge Gomessekretar, shtetëror për administratë të brdnshme.
 
Të gjithë punëtorët ë fabrikës vijnë nga familjet e rrethit ndërsa shpërthimi kishte ndodhur nw momentin e shpwrndarjes sw materialit piroteknik. Në vendngjarje ishin 92 persona, 33 vetura dhe dy helikopterë dhe numër I madh I ekipeve të shpëtimit të cilët që nga orët e para të mëngjesit për të hulumtuar shkaqet e shpërthimit. 
 
LEONORA KALIQI