Maqedoni
Kriza e refugjatëve, “Ruta Ballkanike” e mbyllur, por kërcënimi i rihapjes, real
05.04.2017 13:58
Kriza e refugjateve nuk ka përfunduar. Ajo vazhdon të sfidojë vendet e rajonit...

Stina e verës, mund të vërë sërisht në provë, vendet e Europës dhe Ballkani perendimor duhet të jetë i gatshëm për tu ballafaqur me sukses me situatat e reja.
Kjo u tha në mbledhjen diplomatike për aktivitetet të nismës rajonale për azil, refugjatë dhe emigracion – “MARRI”, që synon parandalimin e trafikimit të emigrantëve në kohën kur “Ruta ballkanike” vazhdon të jetë e mbyllur, dhe të mundësojë koordinim dhe bashkëpunim ndërkufitar të vendeve të rajonit.
“Duhet të pranojmë se kërcenimet dhe mundësia për të përseritur krizën e refugjatëve janë objektive dhe reale. Prandaj ne së bashku me partneret e Europës duhet të jemi të gatshëm për t’ju përgjigjur situatave të reja në të ardhmen. Trafikimi i emigranteve dhe qenieve njerëzore janë forma më të shpeshta të krimit të organizuar, të cilat sërish janë përhapur dhe për të luftuar këtë duhet kushtuar më shumë vëmendje nga të gjithë”, tha Agim Nuhiu, ministër i brendshëm.
“Roli kryesor i nismës rajonale “MARRI”, është të kontribuojë në përforcimin e bashkëpunimit efikas në fushën e luftës kundër migracionit të paligjshëm dhe gjithashtu të lehtësojë harminizimin e kornizave ligjore me atë të Europës të vendeve të rajonit”, tha Tamara Mugosha, drejtoreshë e qendrës rajonale - “MARRI”.
“Presim nga nisma MARRI që të mundësoj jo vetëm ndihmë praktike në prgatitjen e aksioneve të përbashkëta por dhe të implementojë masa konkrete me të cilën do t’u ndihmojë vendeve të rajonit të mund të ballafaqohen me sukses me krizën e refugjatëve”, tha Dushanka Divlak Tomiq, Ambasadore e Serbisë në Maqedoni.
Nisma Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë është themeluar në vitin 2003, në kuadër të Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore . MARRI përbëhet nga shtatë shtete, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova.
REXHEP QAMILI
