Maqedoni

Bejta pyet institucionet kompetente: Si do funsionojnë komunat kur zgjedhje nuk ka?

05.04.2017 14:19

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ka dërguar deri tek Qeveria, Parlamenti dhe Ministria e Pushtetit Lokal...

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ka dërguar deri tek Qeveria, Parlamenti dhe Ministria e Pushtetit Lokal, Kërkesë për mendim sa i përket veprimit të mëtejmë të funksionimit pas mbarimit të mandatit të kryetarëve të komunave dhe skadimit të afateve ligjore për shpalljen e zgjedhjeve të reja lokale nga ana e kryetarit të Parlamentit.
 
“Duke pasur parasysh situatën e re të krijuar dhe mosshpalljen e zgjedhjeve lokale në kohë dhe duke marrë parasysh Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë e cila garanton e drejtën e qytetarëve në vetëqeverisjen lokale, pjesëmarrjen në vendimmarrjen për pyetje nga vetëqeverisja lokale, drejtpërdrejtë dhe nëpërmjet përfaqësuesve të shërbimeve publike, urbanizmi dhe planifikim rural, mbrojtje të mjedisit, zhvillim lokal ekonomik, financim lokal shërbime lokale, kulturë, sport, arsim, mbrojtje shëndetësore dhe lëmi të tjera të parapara me ligj. 
Në bazë të nenit 49 të ligjit për vetëqeverisje lokale kryetari zgjidhet çdo katër vjet, në zgjedhje të drejtpërdrejta dhe të përgjithshme me votë të fshehtë. Kryetari sapozgjedhur detyrën e merr nga kryetari paraprak në afat prej shtatë ditë nga dita e zgjedhjeve në pajtim me nenin 52 paragrafi 1 të ligjit. Në pajtim me nenin 16, të Kodit Zgjedhor, zgjedhjet e këshillave dhe kryetar komunash mbahen çdo katër vjetë njëkohesishtë në të gjithë komunat, në pjesën e parë të muajit maj, në pajtim me ndryshimet e reja të kodit zgjedhor. Duke marrë parasysh të lartëcekurën kërkojmë nga ana e Juaj që të prononcoheni për veprim të mëtutjeshëm”, thuhet në letrën e kreut të Gostivarit, Nevzat Bejta.