Maqedoni
Zhbllokimi i kuvendit. Kadriu: Mbetet në duart e Veljanovskit
05.04.2017 14:53
Zhbllokimi i punës së kuvendit mbetet në duart e kryesuesit të seancës konstituive të kuvendit, Trajko Veljanovski...

Zhbllokimi i punës së kuvendit mbetet në duart e kryesuesit të seancës konstituive të kuvendit, Trajko Veljanovski, i cili duhet të kahëzojë punën e parlamentit, vlerëson eksperti I së drejtës kushtetuese Osman Kadriu në emisionin debativ Argument në TVM2. Sipas Kadriut deklarata e shumë përfolur në kuvend shfrytëzohet si alibi pasi ajo nuk është përfshirë në programin qeverisës të Zaevit.
“Nga brendia e rregullores del konkluzioni se kryesuesi I seancës është ai I cili mund ta drejtojë seancën se në cilin drejtim duhet seanca të udhëhiqet, të vazhdon edhe si duhet të përfundon, dmth ka fund, pa marrë parasysh se ata thiren në të drejtë, por të drejtën ata e keqpërdorin…… Ajo platformë, duhet ta pranojmë realitetin fare nuk është e inkorporuar në programin qeveritar, vetëm një pikë është e inkorporuar: ligji për gjuhët dhe pikëpyetje se nëse edhe ai ligj do të kalon ose do të ketë shumë frenime”, tha Osman Kadriu, profesor universitar.
Doko-Lumani: Shqiptarëve t’u kthehen të drejtat e “74-ës
Profesoresha Fatmire Doko Lumani , thotë se , nëse deklarata u pengon presidentit Ivanov dhe VMRO-DPMNE-së atëherë për të drejta të barabarta, shqiptarëve t’u kthehen të drejtat kushtetuese të vitit 1974.
“Presidenti Ivanov dhe kushdo qoftë tjetër në qoftëse duan që shqiptarët të mos thiren në këtë platformë, le të na I kthejnë të drejtat kushteteuse shqiptarëve të cilat na u morrën në vitin 1989 sidomos me atë amendamentin 56 famëkeq, pra të na I kthejnë të drejtën e shtetformësisë, të drejtat e barabarta me maqedonët në të gjitha sferat, pra duke u bazuar në të gjuhës, simboleve e të tjerë por me baza kushtetuese, atëherë shumë lehtë edhe partitë politike shqiptare nuk do të thiren në këtë platformë politike”, tha Fatmire Doko-Lumani, profesore universitare.
Ndikimi i faktorit ndërkombëtar, Çeliku: Fajtore Europa, nuk vë sanksione
Profesoresha Gjyla Çeliku një pjesë të fajit I’a hedh Europës pasi nuk shqipton sanksione ndaj Maqedonisë. Por profesori Hasan Jashari thotë se mungon konsensuz europian për ti ndihmuar Maqedonisë.
“Vijnë këtu, nuk u kry puna, nuk mund t’ia ndryshojhmë mendimin Ivanovit, nuk mund ta sanksionojmë. Pse nuk e sanksionojnë atëherë? Si mundesh ta sanksionosh Kosovën të nënshkruajë demarkacion, ndërkaq nuk mundesh ta sanksionosh Maqedoninë,nga vjen kjo? Evropa është fajtore për gjendjen momentale”, tha Gjyla Çeliku, profesore universitare.
Ndikimi i faktori ndërkombëtar, Jashari: S’ka konsenzus për t’i ndihmuar vendit
“As Amerika nuk është ajo që ka qenë dikur as Europa është ajo që ka qenë dikur….. Ne kemi situatë dy vjet pas bombave në dhjetor, kishim ministrin e punëve të jashtme të Austrisë që bënte fushatë me Gruevskin. Edhe përkundër këtyre argumenteve të kriminalitetit, të inkriminimit të elitës politike sidomos të VMRO-së në krime të ndryshme, ai bënte këtu fushatë për partinë VMRO për shkak të interesave ekonomike që I ka Austria nëpërmjet EVN-së. Këto janë ato probleme që e ndërlikojnë krejt situatën”, tha Hasan Jashari, profesor universitar.
Inicijativa për përgjegjësi politike të presidentit Gjorge Ivanov sipas profesorëve Kadriu dhe Çeliku është e pamundur pasiqë mungojnë 2/3 e votave në kuvend dhe përkrahja në gjykatën kushtetuese. Profesorët shprehen kundër zgjedhjeve të parakohshme, ndërkaq raporti i Fridom Haus i cili e vlerëson Maqedoninë për rënie të demokracisë, sipas tyre, reflekton situatën reale në vend.
MERALE ISMAILI
