Maqedoni

Zjarr në një shtëpi në Dibër, banorë: Pamë shkëndija ngra telat elektrikë

05.04.2017 15:21

Një zjarr në lagjen “Drini i Zi” në Dibër, për pak sa nuk ka rezultuar fatal për familjen e Selaudin Papranikut. Zjari ka fillua rreth orës 20:30 minuta...

Fqinjët dyshojnë se shkas i zjarrit mund të jenë shkëndijat e krijuara  nga takimi i telave të rrjetit elektrik  me ata të telefonave dhe të tilla sipas tyre, kanë parë shumë në 3 ditët e kaluara e janë shtuar sidomos një orë para  se catia e shtëpisë së Selaudinit të përfshihej nga zjarri
 
“Në vendgjarje kanë ardhur menjëherë ekipet e zjarrfikësve dhe ato policore që pamundësuan përhapjen e zjarrit”, tha një banor i lagjes.
 
“Për fat të mirë zjari u lokalizua dhe u evitua zgjërimi i djegjes të shtëpive fqinje si dhe u ndërprenë djegiet e 3 kateve të mëposhtme”, tha Xhetan Miftaroski, komandanti i njësisë së zjarrfikësve.
 
Organet kompetente tashmë kanë flluar hetimet për zbulimin e shkaqeve të shpërthimit të zjarrit