Botë

Rrezik për epidemi në Serbi, Bosnjë dhe Kroaci

22.05.2014 16:39

Në Bosnjë dhe Hercegovinë lumenjtë gradualisht po tërhiqen. Lumi Sava ka stagnuar dhe është kthyer në shtratin e vet...

Në Bosnjë dhe Hercegovinë lumenjtë gradualisht po tërhiqen. Lumi Sava ka stagnuar dhe është kthyer në shtratin e vet, ndërsa  momentalisht nuk ka rrezik për vërshime të reja. 
 
Ndërkaq, në Kroaci edhe më tej gjendja është e vështirë, pasi që në rajonin e Sllovenisë edhe pse niveli i ujit ka shënuar rënie, Qeveria ka shpallur gjendje katastrofale në rajonin e Vukovarit. 
 
“Është rrezik të kalohet nata këtu. Ata që nuk kanë ku të shkojnë dhe iu kanë dëmtuar shtëpitë, patjetër e kanë të rrinë këtu. Kemi bërë disa përpjekje, por infrastruktura është dëmtuar, nuk kemi as linjë telefonike”, deklaroi një qytetar nga Bosnja dhe Hercegovina.
 
Evakuimi i qytetarëve vazhdon, ndërsa në rajonet e përmbytura është shpallur rrezik prej epidemive, thekson udhëheqësi i Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq. Sipas tij, problemi paraqitet në mungesën e kapaciteteve shtetërore për përpunim termik të kafshëve të ngordhura.
 
“Kafshët e ngordhura që kalben në rajonet e goditura nga vërshimet, mund të sjellin deri te ndotja e mëtutjeshme dhe kontaminimi i ujit sipërfaqësor dhe nëntokësor”, tha kryesuesi në Federatën e Bosnjë dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç.
 
Qytetarët dhe qeveritë e vendeve të vërshuara,  pas mënjanimit të ujërave kanë kërkuar ndihmë nga NATO, që të ndihmojë në transportimin e kafshëve të ngordhura, ngaqë sipas analizave të ekspertëve shëndetësor dhe ministrive përkatëse, rreziku për epidemi është shumë i madh.  
 
Ndërkaq, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se riparimi i vendeve të goditura nga përmbytjet do të fillojë pas 10 ditëve.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU