Maqedoni
TAV Maqedoni: Linjë e re me Hungarinë, biletat nga 899 denarë
05.04.2017 15:54
Në aeroportin e Shkupit "Aleksandri i Madh" zyrtarisht u promovua linja e re ajrore Budapest-Shkup-Budapest, që do të operojë dy herë në javë, çdo të mërkurë dhe të diel...

Me këtë linjë ajrore, qytetarët e Maqedonisë do të kenë mundësi të udhëtojnë jo vetëm në Budapest, por do të kenë qasje edhe deri në 61 destinacione tjera nëpër Evropë, të cilat janë të kapshme përmes rrjetit të "Uiz er". Biletat mund të rezervohen në Wizzair.com, duke filluar nga 899 denarë.
“Wiz Air do të sjell dhe tre destinacione të reja në korrik.Fluturimi për Katar do të niset nga Doha, ndërsa Eurovinks do te niset nga aeroporti kryesor i Mynihut nga fundi i tetorit”, tha Alp Ersoj Tunga, drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni.
“Nëse në vitet e kaluara kemi patur rreth 17 destinacione tani kemi arritur në një nvel rekord me rreth 37 destinacione që qytetarët mund të udhëtojnë në gjith Europën dhe në vende të tjera të botës”, Vllado Misajllovk, ministër i transportit dhe lidhjeve.
“Politikat ekonomike dhe marrëdhëniet turistike mes Maqedonisë dhe Hungarisë janë në nivel të lartë dhe shpresojmë që me këtë linjë direkte ajrore do të na bashkojë më shumë”, Duks Laslo Ishtvan, Ambasadori Hungarez në Maqedoni.
Autoritetet aerportuale presin që numri i udhtarëve të rritet në 2 milionë gjat vitit 2017. Qëllimi I tyre është që vetëm nga aeroporti i Shkupit të ketë 2 milionë udhëtarë.
GAZMEND REXHEPI
