Maqedoni

Kuvend, Veljanoski në shënjestër të akuzave

05.04.2017 16:32

Deputetët e LSDM-së vendosën të heqin dorë nga replikat dhe kundërreplikat dhe pjesa më e madhe lëshuan seanëcën konstituive...

Në sallë mbetën vetëm kpesë deputetë të cilët reagojnë vetëm me vërrejtje procedurale për shkelje të Rregullores.    
 
“Kjo lakërdi në Kuvendin e RM-së, e cila po shndërrohet në taftologji gënjeshtrash dhe manipulimesh nga ana e deputetëve të VMRO DPMNE-së, përfundimish duhet të ndalojë. Në këtë kontekst deklaroj se unë dhe kolegët e mi deputetë nga ana e majtë do të tërhiqemi nga replikat tona por do të bëjmë vërrejtje procedurale për ju dhe z. Veljanovski. Z. Veljanovski dua t’ju tregoj për përgjegjsinë që keni duke punuar jashtë rregullores”, shprehet deputeti i LSDM-së, Aleksandar Kiracoski.
 
Edhe deputetët shqiptarë me vërrejtje procedurale për keqmenaxhimin e seancës dhe shkelje të rregullores nga kryesuesi.    
 
“Kjo rregullore e Kuvendit është kryesisht për kryetarin e Kuvendit dhe parasheh, nen për neni, se kryetari i Kuvendit kur ia jep fjalën deputetit dhe kur ia merr fjalën deputetit. Ju jeni kryesues i mbledhjes konstituive. Dihet botërisht se cfarë qëllimi ka séance konstituive. Nuk ka në asnjë vend të botës një seancë konstituive që ka zgjat me ditë, javë dhe muaj siç po zhvillohet”, shprehet deputeti i BDI-së, Ejup Alimi.    
 
Mirëpo, VMRO nuk mohon se e keqpërdor foltoren e kuvendit, por sipas tyre keqpërdorime të ngjashme kanë bërë edhe LSDM edhe BDI.  
 
“Deputetë të nderuar, para disa vite ne këtu kishim 30-40 mijë fletë me amendamente në këtë anë dhe po aq në anën tjetër. Këto mure me letra qëndronin aty me muaj. Nga ana tjetër na bëjnë vërrejtje pse po zgjatet diskutimi ndërkaq kishim deputet që në këtë shtëpi ligjvënëse heshtte me orë e ditë dhe na lexonte poezi. Tani po ata ankohen pse ka replika, vërrejtje procedurale, pse ka kundërreplika dhe diskutime nga ana e deputetëve të VMRO-së”, shprehet deputeti i VMRO DPMNE-së, Vlatko Gjorcev.
 
Shumica e re parlamentare vazhdon të zotohet se ka plan për zhbllokimin e Kuvendit, por zbatimin e tij nuk dëshiron ta bëjë përmes medias.
 
“Lejoni që strategjinë dhe planin ta zbatojmë, jo përmes mediave, dhe të zhbllokohet kuvendi. Të ndalojë mbrojtja e këtij krimi dhe miliardave të nxjerra jashtë Maqedonisë dhe të vjen qeveri e re reformuese”, shprehet deputeti i LSDM-së, Lubco Nikollovski.
 
Në vazhdimin e seancës konstituive ku duhet të zgjidhet Komisioni për cështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, janë paraqitur për fjalë të gjithë deputetët e koalicionit të kryesuar nga VMRO DPMNE dhe për cdo fjalim paraqiten po aq replika dhe kundërreplika nga i njëjti koalicion.
 
Në tetë vazhdime të seancës konstituive kanë kaluar vetëm katër diskutantë, të gjithë nga rradhët e VMRO DPMNE-së.
 
SHPËTIM NUREDINI