Maqedoni
Rasti “Trust”, Koçan nuk ka adresë për drejtësinë
05.04.2017 16:45
Biznesmeni Sead Kocan, i dyshuari kryesor në rastin e fundit “Trust” të PSP-së, ende vazhdon të jetë i pakapshëm për organet e rendit...

Policia ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për biznesmenin që dyshohet se me dokumente false ka marrë tender nga shteti në vlerë mbi 17 milionë euro.
PSP është në pritje të caktimit të mbledhjes nga ana e Gjykatës Supreme , ku do shqyrtohet kërkesa e Speciales dhe ajo e dorëzuar nga prokuroria e Marko Zvërlevskit.
Kjo e fundit kërkon shfuqizimin e paraburgimit për biznesmenin Sead Koçan i cili gati një muaj është në arrati. Janeva nga ana tjetër kërkon tërheqjen e kërkesës së Zvërlevskit duke shpjeguar se vetëm PSP është kompetente për rastet që rrjedhin nga bisedat e përgjuara.
Gjithashtu PSP këkron që kryetari i gjykatës Jovo Vangellovsi të largohet dhe të mos jetë pjesë e Këshillit i cili duhet të vendosë nëse Gjykata Penale dhe ajo e Apelit kanë vepruar në mënyrë korrekte kur i kanë shqiptuar paraburgim Sead Koçanit.
