Maqedoni
Qytetarët, rroga nuk del as për gjërat elementare; Statistika, çdo i treti qytetar në rm, ka jetë të varfër
05.04.2017 17:25
Qytetarët ankohen se rrogat janë të ulta dhe nuk mjaftojnë për të mbular as shpenzimet elementare mujore....

Rrogat mbeten njejtë si para 10 viteve, ndërkohë që standardi jetësor dhe cmimet ngrihen në mënyrë rapide në kahun e kundërt.
Ata që kanë fatin të kenë një rrogë, mezi ia dalin të kalojnë muajin, të mos flasim për harxhime plotësuese për rroba e këpucë, apo dalje në restorante, teatro e kinema.
Për 78% të popullsisë, rroga ose pensioni janë burimi kryesor financiar kurse të tjerët mbijetojnë me ndihmë të prindërve ose të ndihmës sociale.
Dhe kur rrogat janë të vogla e kur papunësia është në nivele të larta, shtohen në mënyrë rapide qytetarët me fatura të grumbulluara pa mundësi pagese në kohë. Për luks, as që bëhet fjalë.
“10 vitet e fundit jo që nuk mund ti mbulojmë shpenzimet, por mundet edhe 5 herë të jemi mbrenda në shtet, me fatura të papaguara të rrymës, ujit të cilët kur nuk kemi arritur ti paguajmë në kohë. 10 000 den një rrogë ndërsa vetëm rrymen e paguajm 5000- 6000 den, 15 000 den I kemi harxhime vetem kështu anash që I kemi e per jetë çka mbetet, asgjë…
Assesi nuk dalin të ardhurat, është bërë jeta e shtrenjtë, unë jetoj me sociale…
Aspak nuk kalohet me këto të ardhura, harxhime kemi sa të duash…
Ne nuk marrim aspak, ne jemi të papunsuar, jo vetëm që nuk marim asgjë na I kërkojnë paratë për ujë, për rryme, a nuk I intereson shtetit se qysh jeton ti a unë kam familje me katër anëtarë…
Nuk ka, as nuk punoj as kurgjo, skemi, jeta shum e shtrenjtë”, shprehen qytetarët.
Në dhjetor, një familje katër anëtarëshe ka pasur nevojë për 510 euro për të kaluar muajin, në një kohë kur rroga mesatare është vetëm 370 euro.
Të dhënat e publikuara dje nga Instituti “Finance Think”, tregojnë se vetëm 42% e qytetarëve arrijnë që me rrogë mujore të mbulojnë nevojat për ushqim dhe fatura, 28.4%, nuk e arrijnë as këtë.
34% e të anketuarve ndjehen të varfër, dhe të janë të përjashtuar e të paintegruar në shoqëri, vetëm nga fakti se nuk kanë para.
Vetëm 20% e qytetarëv etë Maqedonisë, munden që me të ardhurat mujore të mbulojnë gjithcka që ju duhet brenda muajit.
GAZMEND KURTISHI
