Maqedoni

Vajgël, Kukan dhe Flekenshtajn, mos gjeni arsyetime për krizën; Popovski, fajin për krizën, e ka Brukseli

05.04.2017 18:08

Eurodeputetët Eduard Kukan, Knut Flankenshtajn dhe Ivo Vajgel i kanë përcjellë shqetsimet e tyre lidhur me zvarritjen e krizës politike në Maqdoni...

Eurodeputetët Eduard Kukan, Knut Flankenshtajn dhe Ivo Vajgel i kanë përcjellë shqetsimet e tyre lidhur me zvarritjen e krizës politike në Maqdoni shefit të diplomacisë Nikolla Popovski pas një takimi të përbashkët.
 
Nuk janë të arsyeshme taktikat që po përdoren në Kuvend thuhet në , thuhet në deklaratën e përbashkët të treshes evropiane.
 
“Si anëtarë të Parlamentit Evropian i cili mbështeti të gjitha përpjekjet për tejkalimin e krizës aktuale, thellë jemi të shqetësuar për prolongimin e paarsyetuar të krizës dhe rritjen e pasojave në vend, përfshirë edhe përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike. Votimi për Raportin e vitit 2016-të është anuluar tashmë dy herë si pasojë direkte e pasigurisë në vend dhe sonte në seancë plenare të PE-së do të diskutojmë për situatën e këtillë. Edhe krahas kësaj, ne fuqishëm besojmë se situata në vend mund të përmirësohet përmes zbatimit të proceseve demokratike”, thuhet në kumtesën e treshes evropiane.
 
Por shefi i diplomacisë maqedonase Nikolla Poposki fajin për krizën e rëndë në vend ia ka hedhur Bashkimit Europian. Sipas tij pa një perspektivë të qartë evropiane nuk do të tejkalohen sfidat e politikës së brendshme.
 
“Pjesa më e madhe e arsyeve për krizën e thellë politike lidhen sigurisht me mungesën e perspektivës së qartë për integrimin evropian të vendit. Sigurisht që edhe zgjidhjet duhet t’i kërkojmë në kuadër të kthimit të kredibilitetit dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Pa ndodhur një gjë e tillë shumë vështirë mund të kapërcehen edhe sfidat aktuale të politikës së brendshme”, shprehet ministri i jashtëm i RM-së, Nikolla Popovski.
 
Popovski ndodhet në Strasburg për të marrë pjesë në takimin e delegacioneve të PE-së me Komitetin e përzier parlamentar RM-BE.
 
NAIM RAMADANI