Maqedoni
Supremja e ngarkuar me punë, 17 gjykatës të pakënaqur me orarin e ri
05.04.2017 19:24
17 ankesa janë dorëzuar deri te gjykata Supreme nga gjyqtarët e Gjykatës Themelore Shkup 1...

17 ankesa janë dorëzuar deri te gjykata Supreme nga gjyqtarët e Gjykatës Themelore Shkup 1, të cilët ankohen për orarin e fundit vjetor të azhuruar nga u.d Kryetari i gjykatës penale, Stojance Ribarev.
Kryetari I Gjykatës Supreme , Jovo Vangelovski, pret që të skadojë afati për ankesa, gjegjësissht të arrijn edhe ankesat e dorzuara me postë nëse ka të tilla ,dhe më pas do të caktoj seancën në të cilën do të vendoset për ankesat e 17 gjykatësve të pakënaqur.
Stojançe Ribarev, u caktua të udhëheq gjykatën e Shkupit, por në vend që të qetësojë situatën, ai sipas gjykatësve të pakënaqur, e ngatërroi edhe më shumë orarin e tyre sesa paraprakisht e kishin ngatërruar paraardhësit e tij, Vladimir Pançevskit dhe Tatjana Mihajlova.
Ribarev për zëvendës të tij emëroi gjykatësen Sllavjanka Jankovska, të cilës I kanë mbetur vetëm 3 muaj deri në pensionim.
Jankovska u bë e njohur për opinionin publik pasi I hodhi poshtë dhe nuk pranoi të marrë parasysh si prova, “bombat “ e opozitës, në procedurat që do ti çojë Prokuroria Special para Gjykatës Penale.
Gjykatëset Elena Josifoviq, Aleksandra Pop Stefania dhe Lidija Petrovska , për të cilat PSP inicoi procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë, Ribarev I ka vendosur në departamentin për krim të organizuar, si gjykatëse në procedurë paraprake.
Surpriza më e madhe në orarin e Ribarev, është pjesa për gjykatëset Diana Gruevska Ilievska dhe Lubinka Bashevska, të cilat nga krimi I organizuar duhet të gjykojnë rastet në bazë të Ligjit të ri për procedurë penale.
SANIJE DURAKU
