Botë

U rrëzua aeroplani ushtarak amerikan "F-16"

05.04.2017 21:48

Në afërsi të aeroportit kombëtar në Merilend sot u rrëzua bombarduesi amerikan "F-16"...

Në afërsi të aeroportit kombëtar në Merilend sot u rrëzua bombarduesi amerikan "F-16", ndërsa piloti arriti në mënyrë të sigurt të katapultojë, deklaruan përfaqësues anonimë amerikanë.
 
Ata theksuan se aeroplani u rrëzua në jugperëndim të aeroportit kombëtar në një rajon të pabanuar.
 
Zëdhënësi i shërbimit të zjarrfikësve Mark Bredli deklaroi se piloti është gjetur në rajonin e njëjtë ku ka ndodhur aksidenti.
 
Janë evakuuar banorët nga vendet që ishin në afërsi të rajonit ku është rrëzuar aeroplani.
 
Tani për tani është e panjohur arsyeja për rrëzimin e bombarduesit./mia