Botë
Përmbytje në Zelandën e Re, evakuohet i gjithë qyteti
06.04.2017 13:50
I gjithë qyteti i Edgecumbe në North Island të Zelandës së Re është evakuuar në mënyrë emergjente, pas përmbytjeve të rënda...

Rreth 600 shtëpi dhe 2.000 njerëz janë prekur nga shirat e rëndë, ndërkohë që mjetet dhe anijet po ndihmojnë vendasit të evakuohen.
Shirat e shkaktuar nga stuhia tropikale “Debbie”, e cila ka goditur Australinë një javë më parë, kanë bërë që një nga lumenjtë e zonës të dalë nga shtrati dhe të “pushtojë” rrugët e qytetit.
Meteorologët e kanë përshkruar motit ekstrem në të dy vendet si një ngjarje që ndodh njëherë në 500-vjet. Stuhi të rënda kanë goditur gjithashtu Ishullin e Jugut të Zelandës së Re.
Në Edgecumbe niveli i ujit raportohet te ketë arritur deri në 2 metra i lartë. Policia thotë se do të patrullojë zonat e evakuuar dhe ka ngritur barriera për të parandaluar banorët që të kthehen.
