Botë
Bozdag: Autopsia dëshmoi se në Idlib u përdorën armë kimike; Trump: Asad nuk do të tolerohet më
06.04.2017 15:10
Turqia ka konfirmuar se rezultatet e autopsisë tregojnë se në sulmin e së hënës në provincën Idlib të Sirisë janë përdorur armët kimike...

Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, citohet nga mediat turke të ketë deklaruar se rezultatet e autopsisë së tri viktimave konfirmojnë se janë përdorur armë kimike për çka akuzohet drejtpërdrejtë regjimi i presidentit sirian, Bashar al Assad.
Bozdag tha se ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë marrë pjesë në autopsitë e kryera në Turqi dhe pritet edhe OBSH të dalë me qëndrim. Edhe Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera perëndimore kanë akuzuar regjimin e Assadit për kryerjen e sulmit. Presidenti Donald Trump ka deklaruar se tani është përgjegjësi e tij te zgjidhe krizen ne Siri, duke i hapur rruge ndërhyrjes ushtarake ne kete vend.
Kreu i Shtëpisë se Bardhe tha se sulmet me arme kimike ndaj civileve jane nje goditje e tmerrshme ndaj njerëzimit.
“Qëndrimi im kundrejt Sirisë dhe Asadit ka ndryshuar shume. Kur ti vret femije te pafajshëm, foshnje te pafajshme me gaz kimike, atëherë ke kaluar shume vija. Asadi ka shkuar përtej vijës se kuqe dhe tani duhet te përgatitet me pasojat. Sulmi kimik në Siri ishte i tmerrshëm. Nuk ka fjalë për ta përshkruar. Ishte një sulm ndaj njerëzimit”, tha Donald Trupm, president i SHBA-ve.
Megjithatë mbetet per t’u pare nese fjalët dhe kërcënimet do te kthehen ne veprime konkrete përballë mizorive çnjerëzore te Asad me popullin e tij, pasi edhe Obama ne fund te mandatit te tij te pare ne vitin 2012 beri te njëjtat kërcënime, por ne mandatin tjetër nuk ndërmori asnjë veprim konkret. Trump komenton se pikërisht kërcënimi bosh i Obames kishte humbur peshën e Shteteve te Bashkuara, duke e kthyer ate shume vite pas. 86 persona, nga te cilet 20 fëmijë 17 gra. humben jetën si pasoje e sulmit me gaz sarin ne provincën e Idlibit ne Siri.
Për masakrën, Keshilli i Sigurimit zhvilloi nje seance te ndezur debati, aty ku Rusia mbrojti deri ne fund aleatin e saj presidentin Asad. Moska zyrtare mohoi që regjimi i Assad ta ketë kryer qëllimisht sulmin dhe refuzoi të njihte projekt/rezolutën e OKB-së.
“Këto akuza janë një provokim”, ka thënë Kremlini. Sulmi është dënuar edhe nga Papa Françesku, që ka shprehur keqardhjen dhe e ka cilësuar si “të papranueshëm”.
LEONORA KALIQI
