Botë

Statistika e AON: Sulmet terroriste në perëndim, rriten me 174%

06.04.2017 15:36

Numri i sulmeve terroriste në botë është rritur me 14% në vitin 2016 krahasuar me një vit më herët...

Numri i sulmeve terroriste në botë është rritur me 14% në vitin 2016 krahasuar me një vit më herët, dhe 174% përsa i përket vendeve perëndimore, sipas studimit të Shoqërisë së Menaxhimit të Riskut dhe Sigurisë AON të publikuar sot.
 
Vitin e shkuar janë kryer 4.151 sulme terroriste në botë krahasuar me 3.633 në vitin 2015. Në vendet perëndimore, numri kaloi nga 35 në vitin 2015 , në 96 në vitin 2016, sipas studimit të publikuar në faqen zyrtare të AON-së. Megjithë rritjen e madhe të sulmeve terroriste në vendet perëndimore, ato nuk kalojnë 3% të dhunës terroriste në nivel botëror.
 
Në vitin 2016 Shtetet e Bashkuara shenjuan numrin më të lartë të incidenteve terroriste në një decade. Kompanitë e gazit dhe naftës kanë qenë shenjestra e 41% e sulmeve terroriste për interesa tregtarë në vitin 2016 dhe trendi ka vazhduar dhe në vitin 2017. Sipas të dhënave, pritet rritje e rrezikut për vitin 2017, dhe sipas paralajmërimeve, 17 vende mbajnë nivelin më të lartë të rrezikut.