Maqedoni

Ameti: “Jugohromi” nuk hapet, pa vënë filtrat; Arifi- Ameti: Kemi zgjidhje, presim nënshkrimin e kontratës

06.04.2017 15:58

Kombinati metalurgjik “Jugohrom “, nuk do të rihapet deri sa t’i përmbushë obligimet...

Kombinati metalurgjik “Jugohrom “, nuk do të rihapet deri sa t’i përmbushë obligimet, dhe të fillojë më vendosjen e filtrave, ka qenë i prerë ministri i ekologjisë Bashkim Ameti, duke përkujtuar se në këtë drejtim ligji ëhstë i qartë dhe ligji vlen edhe për “Jugohromin”. Pa respektuar standardet ekologjike, kombinati nuk mund të punojë, thotë Ameti. 
 
“Nuk do mund të punojë “Jugohromi’, pa vendosjen e flatrave. Gjithçka që parasheh ligji do të ndërmarrin ashtu siç kemi ndërmarrË deri më tani. Nuk do të lejojmë që askush të punojë pa respektimin e standardeve ekologjike”, tha Bashkim Ameti, ministër i ekologjisë.
 
Por edhe pse parametrat matës të ndotjes, tregojnë se ajri është më i pastër pa “Jugohromin”, Tetova ka edhe ndotës të tjerë problematikë , deponitë e egra. Autoritetet premtojnë zgjidhjene  shpejtë edhe të këtij problemi.
 
“Ju e dini se tërë rajoni ka problemin e deponimit të atyre mbetjeve, pasi me stacionin e transferim, nuk e zgjedhëm atë problem. Atë çështje e kemi zgjidhur si rajon duke fituar me përkrahjen e Agjencionit Zvicrian për zhvillim dhe investim, projekt prej 7 milion eurosh, për rregullimin e plotë të deponis në Rusinos. I cili renovimi I plotë me standardizim mendoj që do të zgjidhte këtë problem të madh për tërë Pollogun”, tha Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.
 
“Jemi në fazën përfundimtare të vendimit para nënshkrimit të kësaj kontrate ,për standardizimin e deponisë rajonale dhe për përforcimin e kapaciteteve për ndërmarrjet publike të gjithë rajonit të Pollogut dhe kjo punë do të zgjidhet në mënyrë afatgjatë”shtoi Bashkim Ameti.
 
Këto komente ministri I ekologjisë dhe kryetarja  e komunës së Tetovës I bënë, gjatë dorëzimit të dokumentacionit teknik për përfundimin e punimeve të rrjetit të ujësjellësit të Tetovës. Vlera e këtij projekti kap shifrën e 4 milionë eurove dhe ata vlerësojnë se hostoria e mungesës së ujit në tetoë do ti takojë së kaluarës shumë shpejt, me lëshimin në përdorim muajt e ardhshëm, të stacionit të filtrimit.
 
VISAR SADIKI