Ekonomi
Shimbov: Rritja ekonomike, maqedonija e fundit në rajon
06.04.2017 16:26
Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 2,8 % për Maqedoninë, e cila rritje është më e vogël në rajon...

Vllado Shimbov nga zyra e BB, vlerson se Deficiti fiskal është ulur, por në llogari të investimeve kapitale ndërsa punësimet nga shteti në dy vitet e fundit ndjeshëm kanë ndikuar në krijimin e vendeve të punës ku nga njëra anë e zvogëlon papunësinë ndërsa anga ana tjetër ka implikime mbi sistemin pensional dhe shëndesor ku 30 % e shpenzimeve të përgjithsme të qeverisë dedikohen për pensione.
Banka Botërore gjithashtu e thekson edhe përkeqësimin e kapitalit njerëzor, që i implementon mundësitë për rritje dhe për kualitet të vendeve të punës. Rritja dukshëm është ngadalsuar si pasoj e uljes së investimeve të cilat ishin të prekura nga kriza politike.
“Në krahasim me vitet e kaluara kur Maqedonia ishte njëra ndër vendet me rritje më të madhe ekonomike në rajon, këtë vit Maqedonia është ne pjesen e fundit të tabelës dhe ka ulje më të vogël të rritjes në rajon. Zvogëlimi i rritjes është pasojë e zvoglimit të investimeve të cilët ishin të prekur nga kriza politke ndërsa sa i perket rritjes ekonomike ngjashëm si vitin e kaluar, si shtyllë kryesore mbetet sektori i ndërtimtarisë, i ndihmuar edhe nga investimet publike më teper në infrastrukturën rrugore. Udhëzimet kryesore për Maqedoninë janë konsolidimi financiar dhe reformat strukturore që do të jenë të nevojshme për të stabilizuar borxhin publik”, tha Vllado Shimbov, Ekonomist në zyrën e BB.
“Borxhi publik i Maqedonisë është rritur dhe paraqet shqetsim, por jo deri atë nivel si në disa shtete tjera të rajonit dhe nuk është në nivel që mund të përbëj krizë apo ndonjë problem . Vendi duhet të fokusohet në zvogëlimin e shpenzimeve, në rritjen e investimeve dhe ngadalsim të trendit të huamarrjeve”, tha Elen Goldstin, Drejtroresh e BB për Ballkanin Perendimor
Vendet e Ballkanit Perëndimor zhvillohen me një ritëm më të shpejtë sesa në vitin 2015 theksohet në raport, ku sipas projeksionit rajonal për rritje ekonomike parashihej rritje prej 2.8 % në vitin 2016 dhe 3.2 për qind në vitin 2017.
Nga vendet e rajonit për vitin 2016 rritje më të lartë kishin Kosova me 3,6 %, 3,2 % Shqipëria, 2,28 % Bosnja dhe Serbia dhe 2,1 % Mali i Zi. Edhe në vitin 2017 dhe 2018 pritet që rritje më të madhe ekonomike të kenë Kosova dhe Shqipëria.
GAZMEND KURTISHI
