Maqedoni
Instituti i mjekesisë së punës: Të ngritet vetedija te puntorët dhe punëdhënësit
06.04.2017 16:55
Nëse puntori është në gjendje depressive, ai nuk mundë të jetë i aftë të kryej punën ashtu si duhet...

Nëse puntori është në gjendje depressive, ai nuk mundë të jetë i aftë të kryej punën ashtu si duhet, theksojnë nga Institui i mjeksës së punës, me rastin e shënëmit të ditës botërore të shendetësis.
Për këtë qëllim ata apeluan të ngirtet vetëdija si tek puntorët ashtu edhe te punëdhënësit, për gjërat negative që mundë ti sjell depresioni. Për këtë qëllim është ndërmarrë edhe Fushta me moton Depresioni Ejani Të Bisedojme që ka për qëllim informimin e popullates së prekur nga depresioni, me shkaktarët dhe pasojat e mundshme që ai le tek njerëzit.
“Një ndër faktorët që personi mundë të bien në depression është edhe rrethi ku ai punon dhe kjo tek puntori mundë të paraqes stres që është i lidhur me punën. Kur një person është në depression mungon me dit në punë dhe paraqitet një fenomen i ashtuqujatur prezentizmi, që ai mundë të jetë ne punë por nuk është i aftë për të kryer punën si duhet”, tha Dragan Mijakoski, mjek në ISHP.
“Depresioni ka marr përmasa të gjëra te popullata jonë duke pasur parasysh situatën ekonominë dhe vështirësitë e jetësës. Ndërsa në institucionin tonë meremi me vlerësimin e tyre, ju bëjmë kontrolle psikiatrike për të parë se sa puntorët janë në depression. Në vitin 2016 është në rritje numri i puntorëve që janë të prekur me depresion”, tha Reshat Shaqiri, mjek në ISHP.
Sipas të dhënave të Fondit Shëndëtësor barnat për sistemin nervor renditet si të tretat sa I përket konsumit të përgjithshëm t barërave, me 3.37 milion receta gjatë vitit 2016.
REJHANE BUSHI METAJ
