Maqedoni
Sulmohet deputeti i LSDMë Dimitrevski, MPB heton rastin, reagojnë LSDM dhe VMRO
06.04.2017 17:53
Deputeti i LSDM-së Maksim Dimitrevski mbrëmjen e së mërkurës është sulmuar fizikisht nga dhjetëra njerëz në restorantin “Pallas” në Kumanovë...

Incidentin ka ndodhur në ahengun familjar dhe në prezencë të shumë të pranishmëve kur sulmuesit me grushta në kokë kanë sulmuar Dimitrievskin. Rasti është konfirmuar nga MPB por edhe nga vetë deputeti Dimitrevski, i cili dyshon se një pjesë e sulmuesve mund të kenë qenë pjesëtar të MPB-së.
“Posedoj informacione jozyrtare se një pjesë e sulmuesve mbrëm kanë qenë pjestarë të Ministrisë së Brendshme. Për atë arsyje dua të parashtroj pyetje deri tek organin kompetent a është kjo e vërtet, a janë ndërmarr masa konkrete për t’i marr në pyetje këta persona dhe a u është bërë atyre alko-testi, pasi që ishin dukshëm të alkoholizuar. Në ahengun familjar mbrëm, para të pranishmëve ata verbalisht e mandej fizikisht më sulmuan. Apeloj te organet kompetente të zbardhin rastin sa më parë”, tha Maksim Dimitrevski, deputet i LSDM-së.
Dimitrevski nuk e ka të qartë se si sulmuesit kanë mësuar vendin, orën dhe rastorantin kur është mbajtur ahengu familjar. Ai thot se nuk i din motivet dhe personat që e kanë sulmuar.
Nga MPB kanë paralajmëruar se do të dorëzojë parashtresë adekuate kundër deputetit Maksim Dimitrevski dhe informojnë se po punojnë në zbardhjen e rastit në tërësi duke siguruar dëshmitarët e nevojshëm nga vendi i ngjarjes. Lidhur me incidentin kanë reaguar nga LSDM dhe VMRO-DPMNE.
Për LSDM-n ky sulm është vetëm shprehje e pafuqisë së të shqetësuarëve nga ndryshimet demokratike që ndodhin në vend. Ndërsa për VMRO-DMPNE-n Dimitrevski është i vetmi sulmues i cili ka sulmuar një djal në moshën 23 vjeçar, vetëm se nuk u ka pëlqyer kënga maqedonase që e ka porositur, prandaj nga kjo parti theksojnë se ky skandal duhet pastruar deri në fund.
REXHEP QAMILI
