Maqedoni
Kuvend, shumica e re kërkon të kalojë në pikën katër
06.04.2017 18:06
Shumica e re parlamentare me nismë të re për të zhbllokuar seancën konstituive, e cila në tetë vazhdime po shqyrton pikën e tretë...

Konformë nenit 78 të Rregullores, LSDM propozi që të ndërpritet debati për pikën e tretë dhe të fillojë shqyrtimi i pikës së katërt, përkatësisht zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zëvensësve të tij.
“Shqyrtimi i pikës tre shfrytëzohet për të zvarrit seancën, për bllokimin e Kuvendit, për mosformimin e institucioneve të sistemit. Unë kërkoj mëbshtetjen e 10 deputetëve që propozimi që të kalohet në pikën e katër të rrendit të ditës, të vihet në votim në kuvendin e RM-së dhe Kuvendi të vendos a do punojmë sipas pikës së katërt të rrendit të ditës pasi bëtë bllokadë serioze. Kjo është sipas rregullores dhe për këtë vendos Kuvendi dhe jo kryetari”, tha Oliver Spasovski, nga LSDM
Mirëpo, Veljanovski refuzoi ta vë në votim kërkesën e Spasovskit, edhepse Neni 78, paragrafi dy i Rregullores thotë se Kuvendi pa diskutim vendos për çdo propozim për ndryshimin e rendit të diskutimit të pikave të rendit të ditës.
“Nuk mundet gjatë rrjedhës së pikës së rrendit të ditës të kalohet në pikë tjetër. Mundet, psh pasi të mbaron pika e dytë të propozhohet që në vend që të kalohet në pikën e rradhës, siç është e treta të kalohet në të katërtën. Nuk mund të kërkoni që të fshihet pika e tretë”, tha Trajko Veljanovski, kryesues
Veprimi i Veljanovskit u dënua nga deputetët e shumicës së re parlamentare.
“Me refuzimin tuaj, pa debat kryesuesi ta vë në votim kërkesën për të kaluar në pikën e katërt, me të dy këmbët e shkelni Rregulloren dhe bëni një gabim tjetër strategjik. Të drejtën e sabotimit, të drejtën e stërzgjatjes, të drejtën e vonesës e fitoni edhe me pikën e katërt”, tha Xhevat Ademi, nga BDI.
“Me propozimin që jepet nuk i merret e drejta asnjërit prej këtyre që janë paraqitur këtu, edhe për replikë, që të diskutojnë. Këtu thotë: debati vazhdon derisa mbaron kjo pikë e rrendit të ditës. Ne nuk themi që të mbyllet kjo pikë e rrendit të ditës. Do të vazhdojë diskutimi i kësaj pike të rrendit të ditës pasi të përfundojë diskutimi për pikën e katërt të rrendit të ditës. Kjo është shumë e qartë dhe mos u mundoni të manipuloni publikun”, tha Zijadin Sela, nga Aleanca për Shqiptarët.
Neni 78 i Rregullores së Kuvendit thotës: Shqyrtimi i pikave të rendit të ditës bëhet sipas radhës së përcaktuar të rendit të ditës.
Gjatë seancës, me propozimin e Kryetarit të Kuvendit, të propozuesit ose deputetit të cilin e përkrahin së paku 10 deputetë, Kuvendi pa diskutim vendos për çdo propozim për ndryshimin e rendit të diskutimit të pikave të rendit të ditës, përkatësisht të mbahet diskutim unik për pikat e rendit të ditës që kanë lidhshmëri të ndërsjellë.
SHPËTIM NUREDINI
