Maqedoni

Ngërçi në kuvend, LSDM: Do të përpiqemi ta zhbllokojmë kuvendin

06.04.2017 18:17

Konstituimi i kuvendtit është kthyer në një arenë debati midis deputetëve të cilës nuk i shihet fundi...

Por nga LSDM thonë se do të gjejnë mënyrën për debllokimin e Kuvendit. 
 
“Duhet të mbizotrojë parasegjithash arsyeja dhe secili deputet në kuvend duhet të sillet përgjegjshëm sipas pozitës që ka dhe ka fituar nga qytetarët e R.M-së. Për këtë arsye ne do të vazhdojmë që në bazë të rregullores të kërkojmë atë që është obligim i yni dhe në emër të qytetarëve të bëjmë çmos për ta debllokuar punën e kuvendit”, tha Oliver Spasovski, nga LSDM.
 
BDI,Besa dhe Aleanca për ngërçin në kuvend: VMRO në opozitë, do të shterrim të gjitha mekanizmat
 
Në BDI rrugëzgjidhjen e shohin në të bindurit e VMRO-së se janë në opozitë ndërsa Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët do të insistojnë të shterrin të gjitha mekanizmat institucionale për të dalë nga ky ngërç në kuvend.  
 
"VMRO-DPMNE duhet të pranojë se që nga 29 janari BDI dhe Ali Ahmeti i ka dërguar në opozitë dhe të pranon shumicën e re parlamentare. Jam i bindur se nuk do të vazhdojë me këtë ngërç dhe do të zhblloket situate sa më parë arsye se këtë e kërkojnë qytetarët dhe për këtv ka nevojë edhe vendi jonë”, tha Artan Grubi, nga BDI.
 
“Nëse e shohim se janë shterrë të gjitha mekanizmat atëhterë ne edhe ashtu jemi duke punuar në përpilimin e një dokumenti e cila do të jetë zgjidhja jonë alternative jonë për dalje nga kriza. //Në këtë fazë nuk do të dalim me dokumentin në të cilin jemi duke punuar për shkak se duam që ti japim shancë procesit”, tha Afrim Gashi, nga BESA
 
“Qëndrimi i shumicës parlamentare tanimë të konfirmuar është që të harxhohen të gjitha mekanizmat brenda rregullores dhe mendojmë se bëhet një thyerje e madhe e kësaj rregullore. //Përfaqësuesit e shumicës parlamentare janë në koordinim për të gjetur zgjidhjet për të cilën ju me kohë do të informoheni”, tha Syrija Rashiti, nga LR-PDSH.
 
Deputetët kanë të drejtë të debatojnë thonë nga VMRO-DPMNE. 
 
“Mendoj se LSDM-në nuk duhet ta kaplojë nervoza dhe mosdurim sepse deputetët kanë të drejtë të debatojnë, duhet të dëgjohen dhe çështë me rëndësi duhet të japin përgjigje në pyetjet tona dhe qytetarëve”, tha Ilija Dimovski, nga VMRO-DPMNE.
 
Ngërçi në Kuvend është futur në ditën e nëntë ndonëse partitë politike, paraprakisht u dakorduan rreth përpërjes të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve,dhe shumica e re parlamentare ka parashtruar propozimin e përbashkët për kryetar Kuvendi.
 
NAIM RAMADANI