Futboll

Dëmtohet Suarez, mungon në Brazil?

22.05.2014 16:56

Sulmuesi i Uruguait, Luis Suarez është në dyshim të madh për Botëror...

Sulmuesi i Uruguait, Luis Suarez është në dyshim të madh për Botëror, pasi është zbuluar se do t’i nënshtrohet një operimi në gju. Ylli i Liverpoolit, i cili u zgjodh Futbollisti i Vitit në Angli, ka ndier dhimbje gjatë stërvitjeve me ekipin përfaqësues gjatë stërvitjes së të martës.

Testet e futbollistit uruguaian treguan se ai ka probleme në miniskun e gjurit dhe 27 vjeçari mund t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirugjikale, që të sjell edhe mungesën e tij në kampionatin Botërorin. Luis Suarez parashikohet të mungoj nga 4-6 muaj.

Nëse nuk operohet, Suarez do të bashkohet me kombëtaren për t’u përgatitur për takimin e parë me Kosta Rikën më 14 Qershor dhe ndoshta mund të luajë kundër Anglisë e cila do të luhet katër ditë më pas.

Ish futbollisti i Ajaxit ka shënuar 31 gola për ekipin e Brendan Rodgers këtë sezon, ndërsa është shumë i rëndësishëm edhe për Përfaqësuesen e Uruguait teksa formon një dyshe magjike me Edison Cavanin. Uruguaj është pjesë e Grupit D në Brazil, së bashku me Anglinë, Italinë dhe Kosta Rikën.

Në rast se Suarez mungon, atëherë trajneri Tabarez do të ketë në dispozicion vetëm sulmuesit Edinson Cavani dhe Diego Forlan. Mungesa e Suarezit do të jetë një goditje e rëndë për Uruguajin që është në grup ferri më Anglinë dhe Italinë.