Botë

Nunes tërhiqet nga hetimi i involvimit Rus në zgjedhje

06.04.2017 19:56

Kryesuesi i Komitetit të Inteligjencës së Dhomës Përfaqësuese, Devin Nunes...

Kryesuesi i Komitetit të Inteligjencës së Dhomës Përfaqësuese, Devin Nunes, tërhiqet nga roli i tij udhëheqës në hetimin e këtij komiteti për involvimin e dyshuar të Rusisë, në zgjedhjet presidenciale amerikane, në vitin 2016.
 
Nunes, republikan nga Kalifornia, tha sot se ai tërhiqet nga hetimi për shkak të ankesave për sjellje jopërkatëse, që janë bërë kundër tij nga Zyra Etike e Kongresit. Ai thotë se ankesat janë false dhe të motivuara politikisht.
 
Udhëheqjen e komitetit gjatë hetimit për Rusinë, do ta marrë republikani, Mike Conaëay, derisa Nunes do ta vazhdoj punën e tij në komitet. Kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese, Paul Ryan, tha se e mbështet vendimin e Nunes, pasi çështjet etike “do të ishin shmangie” nga hetimi.
 
Devin Nunes është kritikuar ashpër për takime të fshehta me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe kjo i ka shtruar çështjet e paanshmërisë së tij gjatë hetimeve të administratës së presidentit, Donald Trump.
 
Kritikët, po ashtu, kishin vërejtje ndaj Nunes pasi ai kishte luajtur rol kryesor në ekipin tranzitor të Trumpit.