Basketboll

Sparsat edhe më të mirë në ndeshjen e dytë, fundoset Okllahoma

22.05.2014 16:58

San Antonio Spars triumfoi edhe në ndeshjen e dytë të serisë finale në konferencën e Perëndimit, kundër Okllahomës...

San Antonio Spars triumfoi edhe në ndeshjen e dytë të serisë finale në konferencën e Perëndimit, kundër Okllahomës.

Tanderat, edhe njëherë ishin kafshatë e lehtë për skuadrën me bilanc më të mirë në sezonin e rregullt, duke u turpëruar tani dhe mposhtur me 35 pikë dallim, 112-77, pas të cilës sparsat, pas dy ndeshjeve të para në parket nikoqir, avancojnë me 2-0 në seri.

Te formacioni I shkëlqyeshëm I San Antonios, Deni Grin ishte ai që u dëshmua më së shumti dhe priu me 31 pikë. Trajneri I vendasve, fal komoditetit që ia mundësuan basketbollistët e tij, në 12 minutat e fundit nuk I aktivizoi fare lojtarët si Dankan, Parker e Xhinobili.

Në anën e kundër, tanderat, pas këtij fillimi jo të mirë të serisë, shpresojnë në përsëritje të finales të Perëndimit nga viti 2012, kur njëashtu kundër sparsave, ishin në dizavantazh me 2-0, që më pas me katër fitore rresht, të plasohen në finalen e madhe të plej offit.

Ndeshja e rradhës mes këtyre dy skuadrave, e para në parket të Okllahomës, në program është të diellën.