Maqedoni

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe me erë

07.04.2017 12:01

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë, në pjesët e skajshme perëndimore me reshje lokale të shiut me intensitet të dobët...

Do të fryejë erë e përforcuar kryesisht veriore, më e theksuar përgjatë Luginës së Vardarit ku do të arrijë shpejtësi më të madhe se 60 km/h.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej zero deri në gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës prej nëntë deri në 15 gradë celsius,
 
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në katër, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 15 gradë.
 
Në ditët në vijim pritet stabilizim i motit. Do të fryjë erë nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit në disa vende do të ulen nën zero, ndërsa ato të ditës do të jenë në rritje./Mia