Botë

Takimi Trump-Jinping, diskutojnë për ekonominë dhe Korenë e Veriut

07.04.2017 12:55

Presidenti amerikan Trump dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, diskutojnë sot në Florida të Shteteve të Bashkuara....

Presidenti amerikan Trump dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, diskutojnë sot në Florida të Shteteve të Bashkuara, një sërë çështjesh të ndjeshme, përfshirë bashkëpunimin ekonomik, veprimet agresive të Koresë së Veriut.
 
Në darkën zyrtare, Trump u shpreh se bisedimet do të jenë disi të vështira, por nënvizoi se ndihej optimist pasi palët kanë arritur të ndërtojnë një raport miqësor. Presidenti i Kinës, Xi Jinping, takon për herë parë homologun e tij amerikan, Donald Trump.  
 
Në darkën e djeshme, Trump u shpreh se kishte arritur që të zhvillonte një marrëdhënie miqësore me homologun e tij, ndërkohë që shtoi se ishte optimist për të forcuar lidhjet mes dy vendeve. Është raportuar se presidenti amerikan do të ushtrojë presion për Korenë e Veriut, ndërsa ka kërkuar edhe më herët mbështetjen e Pekinit për të ulur tensionin në gadishullin Korean. Nga ana tjetër, Presidenti Xi Jinping, do të tentojë të marrë garancinë e Trump për çështjen e Taivanit.