Maqedoni

Kriza politike, Feroxhi: BE e interesuar që kriza të zgjidhet shpejt

07.04.2017 14:53

Drejtori i Institutit italian për marrëdhënie ndërkombëtare, ambasadori Ferdinando Neli Feroxhi...

Drejtori i Institutit italian për marrëdhënie ndërkombëtare, ambasadori Ferdinando Neli Feroxhi, thotë se zgjidhja e krizës politike në Maqedoni është me rëndësi me qëllim që vendi të mund të vazhdojë me procesin reformues, i cili është kusht kyç për progres të mëtutjeshëm të rrugës drejt eurointegrimit.
 
Ai madje shprehet i bindur se Maqedonia do të gjejë zgjidhje të bazuar në Kushtetutë dhe në parimet e demokracisë funksionale. 
 
“U mbetet partive politike para së gjithash, edhe forcave politike në Maqedoni të gjejnë zgjidhje për krizën politike. BE është e interesuar për zgjidhje sa më të shpejtë të krizës”, tha Ferdinando Neli Feroxhi, drejtor i institutit italian për marrëdhënie ndërkombëtare
 
I pyetur për euroskepticizmin në rritje në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht në Maqedoni, Feroxhi thotë se është i vetëdijshëm për frustracionin në rritje për shkak të mangësisë prej progresit në procesin e qasjes, por është i bindur se Unioni do të ketë mundësi që së shpejti ta ndryshojë situatën.
 
REXHEP QAMILI