Maqedoni

Dy të vdekur në Aerodrom

22.05.2014 17:11

Mbrëmë rreth orës 20:30 minuta, në lagjen Aerodrom të Shkupit, ka ndodhur një incident i armatosur, ku Goran. S. 45 vjeçar nga Shkupi...

Mbrëmë rreth orës 20:30 minuta, në lagjen Aerodrom të Shkupit, ka ndodhur një incident i armatosur, ku Goran. S. 45 vjeçar nga Shkupi, pas një përleshje verbale, ka vrarë të dashurën e tij me iniciale Adrijana. S. 38 vjeçare nga Shtipi dhe më pas me të njëjtën pistolete ka kryer vetëvrasje.
 
Rastin në fjalë e ka paraqitur  një kalimtar rasti, ndërsa organet kompetente kanë kryer hetimet e nevojshme në vendin e ngjarjes. Motivet e vrasjes akoma nuk janë të njohura për MPB-në.
 
“Nga vendi i vrasjes dhe vetëvrasjes janë marrë 3 gëzhoja, pistoleta markë “Vzor 70”, kalibër 7.62 mm, me të cilën është realizuar vrasja dhe vetëvrasja. Sipas shqyrtimit të deritanishëm, arma ka qenë legalisht e poseduar dhe i ka takuar të atiti të personit, i cili ka kryer vrasjen dhe vetëvrasjen”, deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.
 
Me urdhër të prokurorit publik, trupat e pajete janë dërguar në autopsi, ndërsa policia punon në zbardhjen e detajeve për vrasjen.
 
FLORIJE KAMBERI