Botë

Sulmi në Shën Petërsburg, arrestohen 8 të dyshuar, kishin një tjetër bombë

07.04.2017 15:49

Shërbimet ruse të sigurisë arrestuan 8 persona lidhur me sulmin vetëvrasës të së hënës, në një tren të metrosë në Shën Petërsburg...

Shërbimet ruse të sigurisë arrestuan 8 persona lidhur me sulmin vetëvrasës të së hënës, në një tren të metrosë në Shën Petërsburg, si pasojë e të cilit mbetën të vrarë 14 persona sëbashku me agresorin.
 
6 persona janë arrestuar në Shën Petersburg dhe 2 të tjerë në Moskë. Emrat dhe kombësia e të arrestuarve nuk janë bërë publike. Forcat e sigurisë kanë gjetur në apartament një bombë, armë zjarri dhe municion.
 
Bomba është “identike” me atë që është gjetur në stacionin e metrosë Ploshchat Vosstania, një ditë pas sulmit vdekjeprurës dhe që u çaktivizua nga policia. Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin në metronë në Shën Petersburg.
 
Pavarësisht arrestimeve, mbetet e paqartë nëse Dzhalilov ka vepruar i vetëm ose si pjesë e një rrjeti më të gjerë të militantëve. Hetuesit gjetën sheqer të djegur në komponentët për bomba. Sipas hetuesve kjo është një shenjë se Dzhalilov mund të ketë qenë i trajnuar nga Shteti Islamik në Siri.