Maqedoni
Deklarata e partive shqiptare, Ivanov: Synon ndryshimin e rendit kushtetues
07.04.2017 17:04
Presidenti Gjorge Ivanov thotë se deklerata e partive shqiptare synon ndryshimin e rendit kushtetues të Maqedonisë...

Në intervistën për televizionit kombëtar kroat, Ivanov alarmon se Maqedonia nga një shtet multietnik , mund të shndërohet në shtet bietnik , duke e krahasuar me Qipron.
“Në rast se unë I jap mandatin dikujt I cili ka pranuar platformën e shtetit të huaj, në përputhje me kodin penal neni 308 unë prish pavarësinë e shtetit. Qëllimi i platformës është që të ndryshohet rendi kushtetues I Maqedonisë që do të thotë maqedonia nga shoqëri multietnike me karakter unitar të bëhet bietnik, do të kisha thënë Maqedonia të shndërohet si Qiproja, vetëm se Maqedonia nuk është ishull”, tha Gjorge Ivanov.
Sipas Ivanovit qëllimi i deklaratës shqiptare, është barazimi i gjuhës shqipe me atë maqedonase me ndryshime të amandamentit kushtetues i cili buron nga marrëveshja kornizë e Ohrit. Në amendament sipas Ivanov thuhet se etnitë të drejtat e tyre i fitojnë në bazë të përfaqësimit të tyre e që është 20 %.
“Qëllimi i dekleratës së Tiranës është që këto 20 % të ndryshohen, gjuha shqipe të jetë i njejtë me gjuhën maqedonase. Me këtë shkurtohen të drejtat që i kemi në Maqedoni, sepse turqit kanë komunë në të cilën gjuha turke është zyrtare, shkollat janë në gjuhën turke . Ne kemi komunë rome në të cilën gjuha rome është zyrtare, gazeta zyrtare është në gjuhën rome, gjithashtu shkollat janë në gjuhën rome. Edhe serbet kanë komunë në gjuhën serbe. Kështu që me dekleratën e Tiranës këto të drejta do ti takonin vetëm një etniteti, vetëm shqiptarëve”, shtoi Ivanov.
I pyetur se si i komentor zërat për konfederatë në Maqedoni, Ivanov është përgjigjuir se pikërisht kjo çështje i ka sfiduar mijëra qytetarë që më tepër se një muaj të jenë në rrugë.
MERAL ISMAILI
