Maqedoni

Kërçovë: Vazhdojnë investimet në infrastrukturë

07.04.2017 17:12

Komuna e Kërçovës, tashmë ka filluar edhe një projekt tjetër të rëndësishëm, i cili ka të bëjë me infrastrukturën rrugore...

Me një investim prej 300 mijë eurosh, do të hapet edhe një korsi tjetër nën urën e rrugës së Reshtanit, e cila do ti evitojë pengesat e deritanishme të qarkullimit rrugor.
 
Aksi rrugor në drejtim të lagjes së Reshtanit, që kalon nën urën e rrugës magjistrale, ka shkaktuar probleme të shumta jo vetëm për qarkullimin e makinave, por edhe për lëvizjen e këmbësorëve.  Këto vështirësi, do të tejkalohen me projektin për hapjen e një korsie tjetër rrugore, nën urën mbi të cilën kalon magjistralja, ku do të ndërtohen edhe trotuaret që do të lehtësojnë edhe lëvizjen e banorëve të lagjes së Reshtanit.
 
Kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, potencoi se ky projekt do të fillojë me dislokimin e lumit intervenimet teknike në gypin kryesor të ujësjellësit, i cili kalon pikërisht në vendin ku do të hapet korsia tjetër e rrugës.
 
Punët ndërtimore i zhvillon NP “Komunalec” dhe sipas planifikimit ky projekt që kap shumën e rreth 300 mijë euro, do të përfundojë brenda tre muajve.
 
SHABAN DALIPI