Maqedoni
Kush cënon interest shtetërore? Vazhdojnë akuzat mes VMRO-së dhe LSDM-së
07.04.2017 17:35
As kordinim brenda Kuvendi, as bisedime mes partive për zhbllokimin e Kuvendit dhe proceseve demokratike...

Partitë politike vazhdojnë me akuza dhe thirrje të ndërsjella. LSDM edhe një herë ka ftuar kryesuesin me seancën konstituive Trajko Veljanovski që të respektojë Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit dhe të mundësojë përfundimin e seancës konstituive.
“Skenarët e errët të Gruevskit, nuk pinë ujë as te maqedonasit as te shqiptarët.” – thotë deputeti i LSDM-së Vasko Kovaçevski. Sipas tij, shumica e re parlamentare vazhdon të kërkojë zgjidhje në kuadër të Kushtetutës dhe rregullores.
“Ne presim që Trajko Veljanovski të ndalojë të shkel Rregulloren e punës së Kuvendit dhe të zbatojë aktivitetet ashtu siç parasheh Kushtetuta dhe Rregullorja. Skenarët e errët të Nikolla Gruevskit dhe të bashkëpunëtorëve më të ngusht nuk kalojnë te qytetarët. As te maqedonasit, as te shqiptarët, as te kombësitë e tjera. Punojmë për zhbllokim e proceseve në Kuvend. Ne do të përpiqemi që proceset të fillojnë sa më herët pasi dëmin e paguajnë qytetarët”, tha Vasko Kovaçevski, deputet i LSDM-së.
Mirëpo, VMRO mbetet e paluhatur në qëndrimin e saj se zgjidhje e krizës janë zgjedhjte e parakohëshme, dhe se nuk heq dorë nga debate për të ashtuquajturën Platformë të Tiranës.
“VMRO DPMNE ka qëndrim zyrtar, ka udhërëfyes me pesë pikë për dalje nga kriza. Ofruam edhe manifest deri te partitë politike që ta pranojnë dhe ky është kushti për një stabilitet politik më afatgjatë në RM. Ajo për të cilën VMRO angazhohej që në fillim të krizës politike ose krizës politike post zgjedhjore është zgjedhje të reja parlamentare sëbashku me ato lokale”, tha Dragan Danev, nga VMRO-DPMNE.
Në ndërkohë , LSDM publikoi dokumente me të cilat pretendon të dëshmojë keqpërdorim financiar të pushtetit aktual në termocentarlin “Manastir” edhe gjatë krizës politike. Sipas LSDM bllokimi I procesve demokratike ndodh për të mbrojtur krimin dhe si thonë “platformat e nafëts” të krysisë së VMRO DPMNE-së.
SHPËTIM NUREDINI
