Maqedoni
Zgjedhjet lokale, BDI pret propozimet e degëve, Besa – Aleanca: Njëherë të zhbllokohet kuvendi
07.04.2017 17:57
BDI pritet që javën e ardhëshme të mbledhë kryesinë qëndore ku do të diskutohen propozimet që vijnë nga degët...

Në mbledhjen e mbëmshme, kryesia ka kërkuar nga të gjitha degët, të përgatisin kandidaturat për kryetarët e ardhshëm dhe për këshillat komunalë. Ka disa kandidatura, që janë bërë publike nga degët, edhe pse jo zyrtarisht, si në Gostivar dhe Strugë ku duket se degët preferojnë Bejtën dhe Merkon, edhe pse vendimi përfundimtar I takon kryesisë qëndrore.
Kreu aktual I Kërcovës, Fatmir Dehari, u ka bërë thirje subjekteve politike shqiptare të dalin me kandidatë të përbashkët në Kërcovë dhe Strugë, që të mos rrezikojnë shpërndarjen e votës shqiptare dhe humbjen e komunave.
Një gjë është e qartë në kampin integrist. Në Cair do të kandidohet me emer të ri pasi kreu aktual Mexhiti, bëri të qartë se nuk do të kandidohet për kryetar të Komunës. Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët këmbëngulin se të njëjtat nuk mund të mbahen pa u zhbllokuar Kuvendi.
Në bllokun maqedonas mbeten në qëndrimet e njejta. VMRO kërkon zgjedhje lokale bashkë me ato të përgjithshmet, ku qytetarët do të të mund të vendosin edhe për “Platformën e Tiranës”. Për LSDM-në është e palogjikshme të flitet për zgjejdhet lokale në këtë moment, kur mungon rendi kushtetues
