Maqedoni
Përurohet rruga e asfaltuar Likovë-Gushincë
22.05.2014 17:14
Është përuruar rruga e re e asfaltuar nga Penda e Likovës deri te ajo e Gllazhnjës, në gjatësi prej 3.5 kilometra...

Është përuruar rruga e re e asfaltuar nga Penda e Likovës deri te ajo e Gllazhnjës, në gjatësi prej 3.5 kilometra.
Rruga në fjalë është e një rëndësie të madhe për zhvillimin e turizmit rural në bjeshkët e malësisë së Karadakut, por njëkohësisht edhe lehtëson lëvizjen e banorëve të malësisë nga fshatrat Gushincë, Llukarë, Malinë, por edhe Brezë e fshatrat tjera.
Ndërtimi i kësaj rruge është realizuar në kuadër të projektit nga bashkëpunimi ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, kurse ka kushtuar 300 mijë euro.
NEXHAT AQIFI
