Maqedoni

Inkluzivitet në tregun e punës, biznese sociale, për kategoritë e ndjeshme

07.04.2017 18:10

Përmirësimi i inkluzivitetit të tregut të punës me krijimin e mundësive për hapje të vendeve të reja të punës është qëllimi i projektit “Inkurajimi i sipërmarësisë sociale”...

Është e paraparë që të formohen biznese sociale të cilat do të punësojnë persona të kategorisë së ndjeshme dhe të cilat do të jenë të liruara nga tatimi.
 
“Të gjitha këto organizata janë të gatshme të shfrytëzojnë dhe ti zbatojnë qasje të sipërmarësisë sociale. Ky projekt është shumë me rëndësi, qëllimi këtij projekti është përmirësimi i inkluzivitetit të tregut të punës”, tha Barbara Sadovska, Lidere ei ekipit të projektit,
 
“Do tu mundësohet organizatave joqeveritare , që të formojnë kompani, por ajo që është e rëndësishme është se ata do të jenë të liruar nga pagesa e tatimit të fitimit dhe atë lirim ato do ta shfrytëzojnë në zmadhimin e vendeve të punës dhe në forcimin e potencialeve të asaj kompanie”, tha Ibrahim Ibrahimi, ministër i punës dhe politikës sociale.
 
Rritja e vetëdijës për sipërmarësinë sociale është hapi i parë, ku rol kyç kanë organet qeveritare të të gjitha niveleve, sektori jo qeveritar dher sektori privat, thonë ekspertët nga projekti në fjalë. Sipas tyre niveli i ulët i informimit në këtë temë është pengesa e parë për zhvillim të mirë të sipërmarësisë sociale.   
 
ERSAN PAJAZITI