Botë

Rama: Dialog pa kushte; Basha përgjigjet: Negociatori po pret

07.04.2017 18:18

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ti bërë thirrje opozitës që të dalë nga çadra...

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ti bërë thirrje opozitës që të dalë nga çadra dhe të marrë pjesë në zgjehdjen ndërsa akuzoi sërish opozitën se është mbyllur në cadër për të penguar reformën në gjyqësor dhe se e ka frikë drejtësinë.
 
“Gjejmë zgjidhje, votojmë vettingun dhe shkojmë në zgjedhje”, shkroi Rama në Facebook, nga ku ftoi Bashën të mos ketë frikë. Përgjigja ishte gati e menjëhershme dhe nuk ndryshonte nga kushti dhe dyshimi i shfaqur më parë prej Bashës se kryeministri kërkon show dhe jo zgjidhje. 
 
“Kemi 36 orë që i kemi vënë në dispozicion negociatorin tonë dhe do ta ketë në dispozicion nëse me të vërtetë do dialog. Dialog për zgjidhjen e krizës politike përmes formimit të një qeverie teknike”, tha Lulzim Basha, kryetar i PD-së.
 
Meta nga ana tjetër ka deklaruar se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën dhe ka këmbëngulur në gjetjen e një zgjidhjeje nëpërmjet dialogut.
 
LULJETA NDOKA