Maqedoni

Mjekët: Kriza ekonomike shton rastet depresive

07.04.2017 18:27

Depresioni vazhdon të jetë temë e javës, për faktin se 7 prilli, dita botërore e e shëndetit, I kushtohet pikërisht depresionit dhe përmasave shqetësuese që ai ka marrë...

Sipas të dhënave të sistemit”Termini im”, në vitin 2016,  55 mijë pacientë janë udhëzuar në nivele më të larta të kujdesit shëndetësor ose të marrin ilaçe për depresion. Mjekët thonë se depresioni shënon rritje edhe për shkak të krizës ekonomike në të cilën gjenden qyterarët. 
 
“Gjendja e vështirë ekonomike në Maqedoni, rritja e dëshirave dhe kërkesave për jetë dhe pamundësia që të njëjtat të realizohen ka bërë që depresioni të jetë edhe më i pranishme në popullatën e Maqedonisë. Shkaku se qytetarët preken gjithnjë dhe më shumë nga kjo sëmundje, ka bërë që të rritet numri i recetave për të dhe FSSHM-ja në vitin 2016 ka shpenzuar më shumë para në krahasim nga viti 2015”, tha Vesna Popovska Zotovska, nga shtëpia e shëndetit publik.
 
Por ministri i shëndetësisë,  Todorov, u apelon mjekëve të jenë më të saktë kur japin diagnozën e depresionit. Sipas tij, në system me depression është evidentuar edhe një fëmijë 1 vjec, e kjo tregon për diagnozë të gabuar. 
 
“Në Maqedoni niveli I të sëmurëve nga depresioni, ëhstë më I ulët se në vendet e tjera që është konstatuar nga OBSH por gjithsesi duhet të konstatohet kjo edhe nga ekspertët, se mos ka ndonjë gabim”, tha Nikolla Todorov, ministër i shëndetësisë.
 
Vetëm gjatë vitit të kaluar janë shkruar 3,37 milion receta me ilaçe kundër depresionit. Mjekët kërkojnë që të ndalohet me ligj blerja pa recetë e diazepamit, nga fëmijët nën moshën 18 vjecare.
 
REJHANE BUSHI METAJ