Maqedoni
Rasti “Koçan”, ndryshon përbërja e këshillit gjyqësor
07.04.2017 18:48
Ndryshime në këshillin që duhet të vendosë për masën e paraburgimit për biznesmenin Sead Koçan. Nga ky këshill është larguar gjykatësja supreme, Lidija Nedelkova..

Shkaku për largimin e ish kryetares së Gjykatës Supreme nga vendimmarrja për vlefshmërinë e paraburgimit për biznesmenin Koçan, ende nuk dihet por jozyrtarisht thuhet se në vend të saj do të vijë një gjykatës nga sfera e çështjeve civile.
Kërkesa e Prokurorisë themelore, për shfuqizimin e masës së paraburgimit për Sead Koçan u bë më 27 mars. Prokuroria speciale thotë se prokuroria themeore nuk ka kompetenca të dorëzojë kërkesa të tilla, pasi vetëm specialja ëhstë kompetente për të gjitha rastet që dalin nga materialet e përgjuara.
Kocan vazhdon ende të jetë I pakapshëm për organet e rendit edhe pse kundër tij tashmë ka një fletëarrest ndërkombëtar. KOcan akuzohet në rastin Trust, për falsifikim të dokumentacinit përmes të cilit ka fituar tender nga kompania shtetërore ELEM në vlerë prej mbi 17 milion eurosh.
