Maqedoni
Punëtorët e “Jugohromit” letër Ahmetit: Të punojmë verës, filtrat deri në 2018
07.04.2017 19:11
Edhe pse ministri i ekologjisë ishte i qartë, se Jugohrom nuk do të fillojë punë pa përmbushur të gjitha standarded ekologjike...

Edhe pse ministri i ekologjisë ishte i qartë, se Jugohrom nuk do të fillojë punë pa përmbushur të gjitha standarded ekologjike, të punësuarit në këtë kombinat ende mbajnë shpresë se ministri mund të ndryshojë mendje.
Ata I janë drejtuar me një kërkesë për takim, liderit të BDI-së Ali Ahmeti, për të rishqyrtuar me të, mundësitë alternative me të cilat Jugohrom do të mundej të punonte.
Edhe pse nuk kanë përgjigje përse nuk ka asnjë lëvizje për vendosjen e filtrave brenda më shumë afateve të zgjatura nga qeveria, në kërkesën drejtuar Ahmetit, punëtorët thonë se pronari I kompanisë është angazhuar se do të investojë në vendosjen e filtrave të cilat 70 % do të realizoheshin deri në fund të vitit, dhe përfundimisht deri në muajin mars të vitit 2018.
Kjo do të realizohet vetëm nëse lejohet që kompania përsëri të fillojë me punë, sidomos ngjatë verës kur ndotja është minimale, thuhet në kërkesë. Sipas punëtorëve, kompania do të punonte derisa ndotja të jetë në kufijtë e lejuara, gjegjësisht deri në ardhjen e periudhës dimërore kur ndotja rritet për më shumë arsye të tjera.
