Botë

Gjykata vendosi, 4.6 vjet burg për Sanader, për 1 mln euro rryshfet

07.04.2017 20:01

Gjykata e prefekturës në Zagreb sot në mëngjes ka shpallur fajtor ish-kryeministrin Ivo Sanader dhe dy të persona të tjerë për rastin “Planinska”...

Sanader është dënuar me katër vite e gjashtë muaj burg, ndërsa Stjepan Fioliç dhe Mladen Mlinareviç janë dënuar me një vit, që zëvendësohet me shërbim të përgjithshëm.
 
Pas katër vite gjykim, është vërtetuar se Sanader është fajtor sepse ka kërkuar provizion prej një milion euro, që e vërtetoi bashkëfajtori Stjepan Fioliç. Fajtor është shpallur edhe Mladen Mlinareviç.
 
Sanaderi me Stjepan Fioliç, i cili në kohën e kryerjes së veprës ka qenë deputet i HDZ-së, pranoi se Qeveria me çmim shumë më të lartë se tregu aprovoi blerjen e pronës për nevojat e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, theksohet në arsyetimin e aktvendimit.