Botë
SHI vrau 50 njerëz në Mosul
09.04.2017 13:37
Terroristët e Shtetit Islamik në Mosul vranë të paktën 50 njerëz të cilët kanë tentuar të ikin tek armata irakiane, publikoi portali lokal "Shafak njuz"...

Terroristët e Shtetit Islamik në Mosul vranë të paktën 50 njerëz të cilët kanë tentuar të ikin tek armata irakiane, publikoi portali lokal "Shafak njuz" duke iu referuar dëshmitarëve.
Sipas portalit terroristët i kanë vrarë civilët në rajonin Ras el Xhada dhe Mushada në qendrën e Mosulit, pasi ata kanë tentuar të ikin.
Armata irakiane nga shkurti ndërrmori ofensivë në pjesën perëndimore të Mosulit, i cili është nën kontroll të SHI-së, derisa pjesa lindore e qytetit është tërësisht e çliruar.
SHI i shfrytëzon civilët në Mosul si mbrojtje, ndërsa me vrasjen e refugjatëve të marrë peng tenton t'i frikësojë banorët tjerë. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, në zonat e operacioneve ushtarake ka të paktën 400.000 njerëz./mia
