Egjipt, sulmohen në dy kisha kopte 44 të vrarë
44 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 janë plagosur në dy sulmet në dy kishat kopte në Egjipt...

31 persona kanë humbur jetën në shpëthimin në kishën në Tanta dhe 13 në Aleksandri.
Eksplodimi ka ndodhur derisa besimtarët e krishterë merrnin pjesë në një meshë lidhur me festën e Pashkëve, kanë raportuar mediat shtetërore. Shteti Islamik e ka marr përsipër sulmin në dy kishat kopte në Egjipt, që është kryer nga persona vetëvrasës.
Papa Françesk, i cili në fund të këtij muaji do ta vizitoj Egjiptin, e ka dënuar sulmin e sotëm vdekjeprurës në Tanta dhe ka shprehur “ngushëllime të thella” për të gjithë egjiptianët dhe për liderin e Kishës Kopte.
Sheiku i madh, Ahmet al-Tayeb, lider islamik sunit, po ashtu, e ka dënuar këtë sulm, duke e cilësuar si “sulm i neveritshëm terrorist, që për cak i kishte jetët e personave të pafajshëm”.
Në Egjipt jeton një popullatë e krishterë, që përbënë 10 % të popullatës dhe sulmet ndaj kishave kopte janë të shpeshta.
